"Villamarin Stadium" është sonte arena ku Betisi dhe Fiorentina i matin forcat.
Kjo do të jetë përballja e parë e tyre në gjysmëfinale të UEFA Europa Conference League, pasi e dyta zhvillohet në Itali, njofton Klankosova.tv.
Skuadra nga Firence po e synon finalen e tretë në këtë kompeticion, pasi paraprakisht i kishte humbur dy sosh.
Në edicionin 2022/23, "Viola" humbi 2-1 nga West Ham, kurse trofeun nuk e fitoi dot as në sezonin pasues, pasi ia rrëmbeu Olimpiakosi grek, që i mposhti 1-0 pas vazhdimeve.
Nga ana tjetër, spanjollët nuk kanë qenë asnjëherë deri te ndeshja e fundit e ndonjë turneu evropian, gjë që sivjet e synojnë me çdo kusht.
Këtë duel mund ta ndiqni në kanalin Sport 3 të platformës gjigante, ArtMotion.
Komentator, Andi Shabani!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.