Humbjen 4-1 në "Camp Nou" ende nuk e ka kaluar skuadra më e madhe gjermane.
Sonte në stadiumin e tyre "Allianz Arena" Bayern Munchen do të përballet me portugezët e Benfikës, raporton Klankosova.tv
Në këtë ballafqim "bavarezët" synojnë jo vetëm 3 pikët, por shfaqje të madhe për tifozët e tyre, të cilët ishin mërzitur shumë nga mënyra se si humbën nga Barcelona.
Ekipi më i trofeshëm në Gjermani, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur thellë Dinamo Zagrebin me rezultat 9-2.
Por pastaj nuk shkoi asgjë mirë, pasi fillimisht erdhi humbja nga Aston Villa 1-0, e pastaj edhe 'deklasimi' nga "Blaugranat", njofton Klankosova.tv.
Bayern Munchen - Benfica, trasnmetohet direkt në kanalin
Sport 1 të platformës kryesore në vend,
Art Motion, me fillim në orën
21:00.
Komentator, Lirim Peci.
[caption id="attachment_2417606" align="alignnone" width="2000"]

Kompeticioni kryesor i futbollit evropian për klube, UEFA Champions League, trasnmetohet ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.