Ekspertët po rekomandojnë që njerëzit të vaksinohen plotësisht, veçanërisht me shfaqjen e mutacioneve shqetësuese të koronavirusit siç është varianti Delta i identifikuar për herë të parë në Indi.
Vaksinat COVID-19 që përdoren në botë u zhvilluan për të mundur versionin origjinal të virusit të zbuluar në fund të vitit 2019. Ndërsa ato duket se punojnë edhe kundër versioneve më të reja, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Me variantin Delta, një studim nga studiuesit britanikë zbuloi se njerëzit ishin të mbrojtur mirë kur morën të dyja dozat të vaksinave AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech. Por me vetëm një dozë, mbrojtja u ul ndjeshëm.
Për të ndaluar përhapjen e variantit delta në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Britanik, Boris Johnson, kohët e fundit vonoi heqjen e kufizimeve.
Zyrtarët shëndetësorë janë gjithashtu të shqetësuar për dhjetëra vende që ende nuk kanë furnizim të mjaftueshëm të siguruar për të shpërndarë dozat e dyta brenda kornizës kohore të rekomanduar.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vaksinimet me vetëm një dozë nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar shpërthimet e nxitura nga variante të reja dhe se njerëzit duhet të mbajnë distancën sociale dhe masa të tjera derisa shumica e popullatës të vaksinohet plotësisht, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.