Cristiano Ronaldo i ka arritur 935 gola në karrierë, duke vazhduar rrugëtimin drejt objektivit personal prej 1 mijë golash.
Ronaldo ishte protagonist në fitoren 2:0 të Al Nassr ndaj Al Khaleej, në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit saudit.
Fituesi i pesëfisht i "Topit të artë", fillimisht humbi një penallti në minutën e 65-të, por u rikthye për të realizuar nga pika e bardhë në minutën e 97-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Golin e parë për Al Nassr e shënoi Jhon Duran në minutën e 75-të.
Me këtë gol, CR7 forcon pozitën e golashënuesit më të mirë në ligë, me 24 gola dhe tri asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=6ggP0Co7LLk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.