Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur të premten rezultatet e licencimit të klubeve për garat e UEFA-së.
Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së përcjell klankosova.tv.
Në total ata kanë bërë të ditur se në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave.
Por kriteret nuk ka arritur që ti plotësoj skuadra më e trofeshme në vend Prishtina bashkë me Ferizajn e Drenicën.
Ndërsa skuadrat që tashmë e ka siguruar të drejtën e garave evropiane janë Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva e Trepça 89 te meshkujt kurse Mitrovica dhe EP Hajvalia në konkurrencën e femrave.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.