Bruce Springsteen ishte ulur për të bërë një intervistë me aktorin hollivudian Tom Hanks si pjesë e festivalit të filmit Tribeka.
Përgjatë një ore, aktori përcolli turmën e pranishme drejt viteve formuese të Springsteenit dhe pjesën kanonike të diskografisë së tij, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.
Në këtë intervistë, këto ishin nëntë gjërat që i mësuam nga biseda mes Hanks dhe Springsteen:
1.Një bend roku funksionues është shpesh një formë diktature.
2.Albumi i parë i Springsteen, “Greetings From Asbury Park” ishte produkt i kompromisit të tij me produksionin.
3.Më herët, Springsteen nuk e kishte kuptuar procesin e studios.
4.Artistët e rinj duhet ta kenë vullnetin për të rrezikuar.
5.Filmi kishte impakt të madh në krijimin e “Darkness on the Edge of the Town”.
6.”The River” ishte shkruar si antidotë e pesimizmit post- Watergate.
7.Bruce është ambivalent sa i përket këngës “No Surrender” dhe i “Born in the U.S.A.” në përgjithësi.
8.Porsa ta publikosh muzikën tënde, nuk mund ta kontrollosh mënyrën se si dëgjuesit e interpretojnë.
9.Muzika pop nuk mund ta zëvendësojë eksperiencën e përjetuar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.