Matematika që nuk i përshtatet politikës! Në politikë, shifrat janë si llastiku, i tërheq sa të duash.
Por, kur Kryeministri Kurti thotë "85,000 vende pune të reja," matematika zyrtare e shtetit thotë diçka tjetër.
Le t’i rendisimi faktet:
1. Aritmetika e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)
Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (ASK), nga viti 2021 deri në 2024, numri i të punësuarve u rrit nga 383,304 në 414,493.
Kjo i bie +31,189 njerëz më shumë në punë. Qeveria thotë 85,000. Ky dallim prej 54 mijë njerëzish nuk është "vibe," është gabim në llogari. Pra, ku janë 54 mijë të tjerët?
2. Formalizimi i vendeve të punës nuk është krijim i punës
FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) e thotë qartë: 34% e rritjes së të hyrave erdhi nga formalizimi (punëtorë të vjetër që tash u bënë me letra), ndërsa vetëm 2%, vetëm 2%, nga rritja reale ekonomike.
Pra, qeveria nuk ka "krijuar" 85 mijë vende pune; ajo thjesht i ka regjistruar njerëzit që tashmë punonin në të zezë për të marrë subvencione me skema si Superpuna.
3. "Suksesi" përmes ikjes
Nga viti 2021 deri në 2024, nga Kosova kanë ikur mbi 113,000 njerëz. Kur ikin 113 mijë njerëz, papunësia bie vetvetiu sepse nuk ka kush të kërkojë punë.
Të mburresh me ulje papunësie kur rinia të ikën në Gjermani, është dështim, jo sukses ekonomik.
4. Realiteti i vitit 2024: Minus 11 mijë vende pune
Viti 2024 nuk tregon rritje, por rënie. Kemi 11,006 të punësuar më pak sesa vitin e kaluar. Fuqia aktive punëtore është tkurrur për 12 mijë njerëz, ndërsa numri i njerëzve "joaktivë" (që nuk punojnë fare) ka rënë për 84 mijë, jo sepse gjetën punë, por sepse ikën nga vendi.
Qytetarët meritojnë politika reale, jo numerologji elektorale.
Matematika nuk gënjen. Politika po.