Një nga ndeshjet më dramatike të NBA këtë sezon u zhvillua të dielën në mbrëmje, ku Philadelphia 76ers fituan pas vazhdimeve ndaj Boston Celtics, 116-115.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 107-107, por vendasit nuk dëshpëruan tifozët e tyre për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2.
James Harden me 42 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime si dhe Joel Embiid me 34 pikë dhe 13 kërcime, ishin dy liderët e 76ers në këtë triumf, ndërsa tek Celtics u dallua Jayson Tatum me 24 pikë.
Në 2-2 ështa barazuar edhe seria e ndeshjeve në mes të Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, pasi këta të fundit fituan me shifrat 129-124.
https://www.youtube.com/watch?v=sy0aS6_rS2g
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.