Freddie Mercury lindi sot 75 vjet më parë në Sulltanatin e Zanzibarit, por atëbotë i quajtur Farrokh Bulsara.
Vite më vonë Mercury do të pushtonte botën si lider i bendit legjendar “Queen”, duke krijuar këngë të paharruara që ende vazhdojnë të këndohen në kore anembanë botës.
“We Will Rock You” e “We Are The Champions” janë mes këngëve që elektrizojnë turmat me t’u dëgjuar notat e fjalët e para të tyre.
Mirëpo është kënga “Bohemian Rhapsody” ajo që konsiderohet si diskutueshëm më e mira e të gjitha kohërave ku Mercury duket ta ketë derdhur e përpunuar gjithë energjinë e tij kreative bashkë me kontributin e pamohueshëm të tre anëtarëve të tjerë të bendit.
Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta në moshën 45 vjeçare pas një beteje të rëndë me virusin HIV.
https://www.youtube.com/watch?v=fJ9rUzIMcZQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.