Lajmet e fundit

Një vajzë 6 vjeçare ka vdekur nga djegiet e rënda, për ta shpëtuar vëllaun e saj.
Tatyana Yantuganova nëna e Masha tashmë të ndjerë, u shpreh se djali i saj një vjeçar do të vdiste po të mos reagonte motra e tij.
Prindërit e fëmijëve ishin në kopësht në momentin kur ndodhi tragjedia, transmeton Klan Kosova.
Dima ishte duke luajtur me motrën e tij, kur aksidentalisht e ka prekur kabllën ku familja mban ujin e vluar.
E në momentin kur uji filloi që të derdhet mbi vëllaun e saj, Masha e kishte hudhur vetën mbi trupin e tij.
Për fat të keq, Masha ka vdekur disa orë më vonë për shkak se kishte marrë djegje të shkallës së tretë.