Lajmet e fundit

Gjashtë persona u nxorën të gjallë nga rrënojat e një shtëpie në Misuri të shtunën në mëngjes pasi një shpërthim i pashpjegueshëm shkatërroi banesën, thanë autoritetet.
Të gjashtë, që thuhet se ishin brenda shtëpisë në Jefferson City, u dërguan në Spitalin Universitar në Kolumbia, Misuri, me lëndime mesatare deri në të rënda, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Jefferson City. Disa nga ta u trajtuan në vendngjarje, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Dy prej tyre ishin në gjendje mjaft të keqe, saqë u dërguan me helikopter për një udhëtim më të shpejtë në qendrën e traumës në Spitalin Universitar.