Janë 6 mijë tifozë shqiptarë në pjesën e tifozëve mysafirë, megjithatë një numër shumë i madh i tyre janë në pjesën tjetër të tribunave në Wembley.
Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku tha se janë bërë bashkë Tifozat Kuq e Zi dhe Illyrian Elite për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror.
“Befasi në formacion është që Uzuni starton para Brojës, ndërsa Ismajli që ka qenë i lënduar nuk starton dhe në vend të tij është Arlind Ajeti”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Ai më tej tha se e ka pyetur ndihmës-trajnerin e Shqipërisë, Pablo Zabaletën se cila ishte ideja që Uzuni të startonte nga fillimi.
“Theksoi për shkak të stilit të lojës që aplikon kombëtarja e Anglisë dhe ne duhet të mbrohemi dhe Uzuni është lojtar që vrapon shumë”, tha Sadiku për komentet e Zabaletës.
Sonte ndeshjen mes Anglisë dhe Shqipërisë mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=UEg2D5r-cYc
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.