Lajmet e fundit

Tablotë "tridimesionale" prej druri të 55 vjeçarit Birol Sel, me një eksperiencë 30 vjeçare të cilat ai i filloi ti realizojë duke u frymëzuar nga teknika e të shkruarit të shkrimit hat mbi dru tërheqin vëmëndjen e shumë njerëzve, transmeton Klan Kosova.
Sel i cili është një pensionist nga drejtoria e ujësjellësit në Samsun të Turqisë e nisi këtë punë përpara 30 viteve duke gdhendur shkrime të stilit hat mbi dru.
Sel duke zbuluar një metodë të re filloi të ndërtojë tablo me sistemin pre - ngjit. Sel i vendosi figura dhe shkrime të ndryshme mbi njëra tjetrën duke nxjerrë në pah kështu një model të ri tabloshë të cilat mund të quhen "tridimesionale".
Në një intervistë për AA Sel tha se tablove të tij nuk iu ka vënë një emërtim të caktuar si dhe ato nuk kanë një literaturë përkatëse akademike. Ai tregon gjithashtu se në këto tablo shkruan emrat e klientëve të tij.
''Arti im saktësisht filloi me gdhendjen në dru, një art që quhet Naht. Më pas fillova të bëj prerje të objekteve të ndryshme dhe i lyeja ato. Më vonë duke gdhendur pjesë të vogla fillova ti vendos ato në pjesë më të mëdha dhe kështu nxorra në pah një stil të ri në këtë fushë. Më tej duke marrë shkas nga ky sistem fillova të bëj shtesa duke u nisur nga brenda jashtë dhe duke prodhuar kështu objekte më një prespektivë më të shumtë.''
Sel thotë se vepra është ajo që vendos se sa kate shtesa do të ketë. ''Ashtu sikurse veprat me katër kate unë kam të tilla edhe me 12'' thotë ai.