Një nënë e pesë fëmijëve ka shpenzur 500 mijë dollarë në operacione plastike për ta transformuar veten në një kukull Barbie të jetës reale.
42-vjeçarja Nannete Hammond nga Cincinnati, Ohio, ka bërë 3 ndërhyrje në gjoks, mbushje të buzëve, botoks, gjysmë makeup të përhershëm, lyerje flokësh si dhe rritje thonjsh. Për ta vazhduar më tej ajo ka dhe një makinë rozë si të Barbie.
Fotografitë e postuara në Instagram, janë të gjitha të realizuara nga fëmijët e saj që ka së bashku me bashkëshortin Dave.
“ E di që nënat e tjera flasin prapa shpinës time, por nuk më intereson. Le të thonë çfarë të duan për paraqitjen time, nuk më shqetëson aspak. Dave dhe fëmijët e mi janë shumë krenarë për mua dhe atë që kam arritur përmes operacioneve plastike. Ata mendojnë se dukem bukur. Jeta ime është më e mirë se e Barbie-t tani”- është shprehur ajo, shkruan shekulli.com.
Nannete, e fiksuar pas Barbie, nuk do ndalojë ndërhyrjet e saj derisa të jetë 70 vjeç.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.