Lajmet e fundit

“50 poezi për borën” është një festival që do të shënohet për herë të parë këtë vit në Prishtinë.
Ky festival do të mbahet në hapësirat e lokalit “Soma Book Station”.
Por, festivali mvaret tërësisht nga moti.
Organizatorja e këtij festivali, Rozafa Kelmendi, tregoi se për këtë festival është problem të caktosh një datë sepse gjithçka mvaret nga bora.
Por nëse do të ketë borë, poetët që do të paraqiten me poezitë e tyre do recitojnë shkrimet e poetit persian Rumit,
Pjesë e këtyre poetëve do të jenë edhe fytyrat e njohura të skenës letrate si Halil Matoshi, Blerina Rogova Gaxha dhe Nriçim Ademaj.
50 poezi për borën është një festival ndërkombëtar i poezisë, që tani prej vitit 2012 organizohet në natën e parë kur bie borë.
Kronikë nga Arbresha Shpati.