Shkenca mund të ketë përgjigjje nëse ju do të jetoni 100 vite apo jo.
Sipas një studimi amerikan që mirret me këtë çështje që prej vitit 1995, kanë arritur në përfundim për arsyet pse njerëzit jetojnë gjatë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të gjeni arsyet se pse disa persona jetojnë një shekull.
- Njerëzit që jetojnë gjatë nuk janë të stresuar
Studiuesit zbuluan se shumica e njëqind vjeçarëve ballafaqohen shumë mirë me stresin.
- Personat që jetojnë njëqind vjet nuk janë me mbipeshë
Shumica e njerëzve që jetojnë gjatë nuk janë me mbipeshë e madje disa prej tyre janë edhe thatanik.
- Dëshiron të jetosh gjatë? Mos pi duhan
Njëqind vjeçarët rrallë pinë duhan, ose pothuajse asnjëherë.
- Kanë aftësi mendore
Shumica e personave 100 vjeçar nuk kanë humbje të aftësisë mendore.
- Gratë 100 vjeçare kanë lindur në moshë të shtyer
Gratë që bëjnë fëmijë në moshën 40 e më tepër, ka katër herë mundësi që të jetojnë 100 vjet. Hulumtuesit besojnë se aftësia e disa grave për të lindur në moshën 40 vjeçare, tregon se ato gra plaken më ngadalë.