E diela sportive në Art Motion do të jetë e mbushur me futboll dhe spektakël, kjo pasi të gjitha pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës do të vijnë përsëri me të njëjtin orar në kuadër të xhiros së parafundit.
Prishtinës i nevojitet vetëm një pikë për t'u bërë kampion e për të arritur këtë gjë ata udhëtojnë në Gjilan, aty ku i pret Ismet Munishi dhe ekipi i tij.
Kjo ndeshje super e zjarrtë vjen të dielën, me fillim nga ora 15:00, dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Në Art Sport 2, Ballkani për ta vazhduar luftën drejt garave evropiane duelon me një rival që i ka shkaktuar probleme këtë sezon si Trepça ‘89 të cilët janë akoma në rrezik për rënie nga Superliga, teksa në kanalin Art Sport 3 Drita udhëton për të dueluar me Drenicën e papërshtatshme në një duel që duhet ta fitojë nëse e do pozitën e dytë tabelore dhe kualifikimin në garat evropiane.
Për shkak të ngjarjeve të shumta, përveç kanaleve Art Sport 1, 2 dhe 3, duelet do të transmetohen edhe në kanalet Prime dhe Episode të cilat mbajnë numrat 15 dhe 16 në të gjitha pakot e platformës Artmotion.
Në kanalin Prime sjellim derbin direkt për mbijetesë Arbëria –Llapi, skuadra këto të cilat deri para një jave kanë ndarë të njëjtin stadium dhe që do të mundohen të arrijnë fitore për të vazhduar ndjekjen e objektivave sezonalë me një fitore të Arbërisë që do e ndezte edhe më tutje zjarrin e quajtur mbijetesë në elitën tonë të futbollit, derisa në anën tjetër Llapi me një triumf eventual do ta siguronte mbijetesën edhe matematikisht.
Në kanalin Episode, skuadrat që kanë pasur një rivalitet të madh këtë edicion, Feronikeli – Besa, do të duelojnë mes tyre në një ndeshje që është paksa jashtë radarit, mirëpo përsëri pritet të jetë e bukur dhe atraktive.
Feronikelit i nevojitet fitorja për mbijetesë teksa Besa ka rënë sigurt nga elita dhe nuk ka gjasa të shpëtojë, por po luan futboll korrekt dhe fer duke mos u dorëzuar para asnjë kundërshtari dhe duke respektuar kampionatin në maksimum.
Orari i plotë i ndeshjeve:
GJILANI - PRISHTINA ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
BALLKANI – TREPÇA ’89 ART SPORT 2
DRENICA – DRITA ART SPORT 3
ARBËRIA - LLAPI PRIME/ Kanali nr.15
FERONIKELI - BESA EPISODE/ Kanali nr.16
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.