Kanë përfunduar 45 minutat e para të derbit të madh në Turqi.
Në pjesën e parë, Galatasaray dhe Fenerbahçe, nuk i tundën rrjetat dhe rezultati mbeti ashtu siç edhe nisi ndeshja, 0:0.
Loja ishte tejet energjike dhe me raste të shënimit nga dyja palët, por që nuk u konkretizuan nga skuadrat.
Në këtë përballje Galata, po paraqitet pa dy superyjet e saj, Mauro Icardi dhe Alvaro Moratan.
Kjo përballje e zjarrtë po transmetohet në kanalin Sport 2 të Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.