Grand Slami i fundit nga Judo para fillimit të Kampionatit Botëror dhe Lojërave Olimpike do të mbahet duke filluar nga 5 maji deri më 7 maj, teksa do të transmetohet i gjithi në platformën më unike dhe të pasur sportive - Artmotion.
Normalisht se kjo do të jetë një mundësi fantastike për të siguruar pikë të arta olimpike dhe për të arritur deri tek pikësynimi që është Tokyo 2021.
Të gjitha kategoritë - duke nisur nga më e lehta që është -48 kilogramë tek femrat e deri tek ajo më e rënda që është +100 kg për meshkuj - do të jenë aktive dhe do të kërkojnë medalistët e rinj.
Përndryshe nga Kosova nuk do të ketë asnjë garues, por garat duhet të ndiqen patjetër nga admiruesit e sporteve luftarake pasi në to garojnë emra të mëdhenj si: Peter Paltchik, Uta Abe, Funa Tonaki dhe Tamerlan Bashev.
Orari i transmetimeve:
E MËRKURE:
16:00 JUDO: GRAND SLAM KAZAN DITA 1 – BLLOKU FINAL GURMANIA/ Kanali numër 22
E ENJTE:
16:00 JUDO: GRAND SLAM KAZAN DITA 2 – BLLOKU FINAL ART SPORT 3
E PREMTE:
16:00 JUDO: GRAND SLAM KAZAN DITA 3 – BLLOKU FINAL ART SPORT 1
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.