Edhe pse Golden State Warriors humbi në ndeshjen e katërt nga Los Angeles Lakers, nuk mungoi shkëlqimi i yllit kryesor.
Stephen Curry realizoi dy shifror të trefisht, pasi regjistroi 31 pikë, 10 kërcime dhe 14 asistime për "Luftëtarët".
35 vjeçari la tjetër vulë në këtë ballafaqim të playoff-it në NBA, pasi arriti tre pikëshin e 4,000 në karrierën e tij, diçka që nuk e ka bërë asnjë basketbollist në historinë e garës më të fortë të basketbollit në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=KkBa2B7-V7I
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.