Potenca vokale e përfaqësuesve të Shqipërisë në Eurovision ka marrë vëmendjen e të gjithë atyre që e ndjekin këtë festival.
Madje, dikush është përkujdesur që t’i përmbledhë në një video të gjitha pjesët ku këngëtarët përfaqësues të Shqipërisë, ndër vite, këndojnë me tone të larta.
Në videon katërminutëshe mund të shihni më së miri se si artistët shqiptarë e kanë ‘dridhur’ skenën e Eurovisionit duke treguar aftësitë e tyre vokale, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=DGv72IBaKKg
Shqipëria këtë vit është përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila është radhitur e 18-ta në listën e fituesve.
https://www.youtube.com/watch?v=-NAbYUoxIfg
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.