Lajmet e fundit

“Policia e Kosovës e ka kryer punën perfekt, pa asnjë incident pa asgjë”, u shpreh Abdyli në “Kosova Today”.Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Elezi tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë ato që mbajnë përgjegjësinë për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke vlerësuar planifikimin dhe zbatimin e masave policore.
“Ne kemi nevojë gjithmonë që performanca të jetë tek institucionet, Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u nisur nga hartimi i planit operativ për ta mbikëqyrur situatën, deri te zbatimi i saj. Unë personalisht pëgjegjësinë e kërkoj tek ata për të cilët ne paguajmë taksa, jo tek ata të cilët janë huliganë, kriminel, sepse detyra e tyre është për të bërë krime, ndërsa, ne paguajmë për institucionet tona me vendos drejtësi dhe siguri. Në këtë aspekt mendoj që performancë të mirë ka pasur Policia e Kosovës”, deklaroi Elezi./Klankosova.tv