Një grua 70 vjeçare e krishterë është zhveshur lakuriq e më pas është rrahur nga 300 burra në një fshat në jug të Egjiptit.
Turma e burrave gjithashtu dogji shtatë shtëpi të familjeve krishtere pas disa thashethemeve që në këtë fshat nj burrë i krishterë kishte filluar një lidhje dashurie me një grua myslimane.
Kjo dhunë ka zgjatur dy orë deri në intervenimin e policisë, transmeton Klan Kosova.
Gruaja e cila u rrah raportohet se është nëna e djalit që ka filluar lidhjen e dashurisë me vajzën myslimane.
Ekspertët vlerësojnë se ky rast tregon edhe njëherë për tensionin që ekziston në mes të dy religjioneve në provincën e Kajros.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.