Hekuran Berisha në pjesën e parë dhe Faton Neziri dy herë në të dytën, e kompletuan fitoren 3-1 të Dukagjinit ndaj Llapit.
Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët në këtë ballafaqim të fundit për xhiron e 27-të kampionale, ishte goli i 'nderit' i shënuar nga penalltia prej Ardit Tahirit.
1-0 u mbyllën 45 minutat e para, kurse plot tre gola e karakterizuan fraksionin e dytë, raporton Klankosova.tv.
Skuadra klinase është larguar nga zona e rrezikut momentalisht, pasi ka grumbulluar 35 pikë, aq sa ka Prishtina e Ferizaj, kurse tri sosh më shumë se Suharka.
Ekipi llapjan gjendet në zonën e 'kuqe' me veç 30 pikë, duke rrezikuar shumë që në edicionin e ardhshëm të garojë në Ligën e Parë.
Si shkak i mungesës së Ismet Munishit të suspenduar, Tahir Batatina u mposht sot nga Ardian Basha, zëvendës trajner i Dukagjinit.
[caption id="attachment_2544140" align="alignnone" width="1080"]

Renditja tabelare pas 27 xhiro në Superligën e Kosovës në futboll[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.