Lajmet e fundit

Në një lidhje për “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka folur për atë që e ka bërë të veçantë këtë edicion, duke përmendur ndeshjet e para, surprizat dhe ekipet që kanë impresionuar në start.
Sadiku ka komentuar edhe situatën rreth përfaqësueses së Iranit, duke treguar një rast nga konferencat për media.
“Ka qenë interesant ajo që ka ndodhur në konferencën për media të Kombëtares së Iranit, sepse ata fillimisht kanë dashur të qëndrojnë në ShBA, por planet kanë ndryshuar në momentet e fundit dhe janë vendosur në kufi mes Meksikës dhe ShBA-së, por në territorin meksikan. Gjithashtu, në një konferencë për media para ndeshjes me Zelandën e Re,…Iranit është kërkuar që pyetjet të mos lidhen me luftën apo raportet me ShBA-në, por vetëm me futbollin dhe kampionatin botëror”, ka deklaruar Sadiku.
Çka tjetër po veçohet nga ky kampionat?