Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë ende duke punuar në vendin e një blloku shumëkatësh të shembur në Mandalay, pranë epiqendrës së tërmetit në Mianmar.
Autoriteti lokal i zjarrfikësve thotë se 29 persona janë shpëtuar nga rrënojat.
Nëntë trupa janë gjetur gjithashtu, thonë zyrtarët.
Ditën e djeshme një 30-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e godinës pasi ka mbetur e bllokuar për rreth 30 orë.
Kompleksi Sky Villa është një ndërtim i njohur 11-katësh në Mandalay, i përbërë nga katër ndërtesa – tre prej të cilave u rrëzuan nga tërmeti.
Të shtunën, një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha agjencisë së lajmeve AFP se më shumë se 90 njerëz mund të jenë ende të bllokuar brenda, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.