Kandidati i vetëm i pavarur në zgjedhjet e 7 qershorit ishte Esmir Kasi.
Kasi arriti të grumbullojë 0.03% të votave, apo 269 vota në total, raporton klankosova.tv.
Kandidati nga Prizreni me këtë rezultat nuk ka arritur që të jetë pjesë e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, shkruan Klankosova.tv.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar mbrëmë procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakoshme të 7 qershorit.
Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.