Policia e Kosovës nesër i bënë fiks 26 vjet, e në prag të këtij përvjetori sot u shënuan disa aktivitete.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” u mbajtën një mori aktivitetesh, ku ishin të përfshirë edhe fëmijët, një pjesë e të cilëve deklaruan se dëshirojnë të ardhmen të bëhen zyrtarë policorë.
Edhe të tjerë fëmijë që deklaruan se preferojnë të bëjnë tjera punë në të ardhmen, u gëzuan që morën mësime si të sillen në situata të caktuara. Ata krejt bashkë i panë pajisjet që i sollën policët në shesh.
Fëmijët po, por edhe vet zyrtarët e sigurisë u kujdesën të mbajnë kujtime nga kjo kremtë, duke bërë fotografi, transmeton Klankosova.tv.
Shkrepja mbase do iu kujton edhe lavdet që u thurën për ta nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Derisa ata që ranë në detyrë u kujtuan nga drejtori i tyre, Gazmend Hoxha.
Dyert e policisë, u hapën për vizita në shumë stacione gjatë kësaj dite, ndërsa drejtori u zotua se do të jenë gjithmonë të hapura për krejt qytetarët.
https://www.youtube.com/watch?v=Raky2mCET4I
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.