Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se deri më sot janë regjistruar 252 mijë e 219 ndërtime pa leje në tërë Kosovën .
Ministri Ferid Agani ka deklaruar se regjistrimi i ndërtimeve pa leje mund të bëhet vetëm deri më 11 qershor 2015 dhe se nuk do të ketë afat tjetër shtesë.
Në një konferencë të përbashkët shtypi, ministri i Mjedisit, Agani, dhe ai i Diasporës, Valon Murati, kanë dhënë detaje rreth procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje legalizimi për bashkatdhetarët kosovarë në diasporë.
Ai ka ftuar qytetarët që mund të kontrollojnë Regjistrin e Ndërtimeve pa Leje të regjistruara deri më 5 shkurt 2015, ndërsa pas 11 qershorit Regjistri do të plotësohet me listën e ndërtimeve të regjistruara nga 5 shkurti deri më 11 qershor 2015, raporton Ekonomiaonline.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.