Më 20 dhe 21 Prill në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës do të organizohet Final 4 i Ligës Unike. Kjo është hera e parë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.
Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 3.000€, për finalistët nga 5.000€ dhe për klubin i cili shpallet Kampion i Ligës Unike do të ndahen 9.000€ (25.000€ gjithsej). Pra, në përgjithësi do të jenë 25 mijë Euro shpërblime në total.
Më 20 Prill në gjysmëfinalen e parë do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta e Durrësit nga ora 17:00, kurse nga ora 20:30 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë Peja-Prizreni 16. Më 21 Prill zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe, transmeton Klankosova.tv.
Spektakël i madh i basketbollit pritet në Final 4 të Ligës Unike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.