Një vajzë 24 vjeçare e cila është martuar me burrin e ëndrrave të saj i cili është edhe milioner, mirëpo është shokuar kur e ka kuptuar se në fakt ai është gjyshi i saj.
Gruaja e cila ka dashur të mbetet anonime, është martuar me 68 vjeçarin para tre muajsh, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo ajo e ka zbuluar duke i shikuar disa fotografi nga albumet familjare, se në fakt burri me të cilin është martuar është gjyshi i saj.
Në albumin e fotografive në shtëpinë e burrit të saj, ajo e ka parë babain e vet në njërën nga fotografitë.
Dyshja nuk e kishin idenë se kanë këtë raport familjar në kohën kur ishin njohur.
Nusja ka thënë se kur ka parë fotografinë e babait të saj në albumet familjare, është ndjerë e dëshpëruar.
Mirëpo çifti kanë vendosur të rrinë bashkë të martuar, pavarësisht se janë gjysh e mbesë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.