Lajmet e fundit

Giovanni Ribeiro, "Ylli i Javës" në Superligë[/caption]
Në faqen zyrtare në facebook, portokall e zinjtë janë shfaqur të ngazëllyer për vlerësimet që po i bëhen futbollistëve të tyre.
"Dy golat e mrekullueshëm si dhe impakti që braziliani ynë, Giovanni Ribeiro, e kishte në 78 minua lojë ndaj Ferizajit, bëri që Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, ta vlerësojnë asin tonë si futbollistin e javës. FC Ballkani shfaqë falenderimin dhe respektin për vlerësimet e tilla të lojtarëve tanë, pasi kjo i shtyen të gjithë ta përmirësojnë performancën, çdo herë e më shumë", shkruhet në postimin e "Xhebrailave", raporton Klankosova.tv
Në shtatë xhiro sa kanë kaluar deri tani në kampionatin elitar, Ballkani grumbulluar 13 pikë, duke fituar katër përballje, në një ka barazuar, kurse ka humbur dy ndeshje.
Ribeiro Manson Giovanni ka realizuar katër gola deri tani, dy në duelin ndaj Feronikelit '74 dhe dopjeta e fundit kundër Ferizajit.
"Roveshata" e brazilianit u cilësua nga komentatori Andin Lokaj, si goli më i mirë në Kosovë në dhjetë vjetët e fundit,
https://www.youtube.com/watch?v=YZMaHHFWBGU