Shefi ekzekutiv i Spotify, Daniel Ek, ka marrë kritika të ashpra nga shumë artistë dhe dëgjues të muzikës pas komenteve të tij të fundit.
Eku kishte shkruar që kostoja e të krijuarit të përmbajtjes në botën e sotme është afër zeros.
“Sot, me koston e të krijuarit të përmbajtjes gati zero, njerëzit mund ta ndajnë një sasi të paimagjinueshme të përmbajtjes”, ka shkruar ai në X.
Mirëpo, kjo i ka irrituar njerëzit në këtë rrjet social të cilët veçse e kanë Spotify-në halë në sy, duke e sharë që paguan aq pak për transmetimet muzikore.
Madje, basistja e Primal Scream, Simone Marie Butler, i ka thënë: “P*rdhu, o miliarder larg realitetit”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.