Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli, ka njoftuar se ka nënshkruar me Anthony Lee.
Anthony ka pasur përvojë të madhe në basketbollin ndërkombëtar, duke luajtur për ekipet si Panionis dhe PAOK në Greqi, si dhe për CB Almansa në Ligën e Dyte të Spanjës.
Ai luan në pozitën qendër, teksa gjatësia e tij është 206 centimetra.
“Me kënaqësi, ju prezantojmë Anthony Lee, një lojtar i ri që do të përforcojë pozitën e qendërve në lojërat e ardhshme të skuadrës sonë”, thuhet në njoftim.
Vitin e kaluar, ai ishte me skuadrën Comunicaciones Mercedes në Ligën A të Argjentinës.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.