Lajmet e fundit

"Pagesat për paga jubilare dhe shujta kanë ndodhur si rezultat i kontratës kolektive, shpenzimet e të cilave nuk janë planifikuar në buxhet", thuhet në raportin e ZKA-së.Tutje, ZKA thotë se kjo ndikon në planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve nga ketegoritë ekonomike jo adekuate, në mbivlerësimin apo nënvlerësimin e kategorive përkatëse të shpenzimeve dhe të pasurisë, teksa si rrjedhojë ndikon në prezantim jo të drejtë të shpenzimeve në PFV. ZKA rekomandon se kryetari duhet të sigurojë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit, që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhet sipas kodeve ekonomike adekuate, transmeton Klankosova.tv.
"Kryetari duhet të sigurojë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit (apo të ridestinohen mjetet kur është e nevojshme dhe e mundshme), që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhet sipas kodeve ekonomike adekuate", thuhet në raport.Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar: KËTU