Lajmet e fundit

20 persona u lënduan sot në Mynih, kur një veturë goditi turmën e njerëzve.
Pak orë më pas, mediat gjermane raportojnë se tashmë policia e ka arrestuar të dyshuarin lidhur me rastin.
Autoritetet e sigurisë bëjnë me dije se i dyshuari është një afgan, rreth moshës 24 vjeçare.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, ai është një azilkërkues.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës.
Policia shton se nuk beson se incidenti ka lidhje me Konferencën e Sigurisë në kryeqytetin e Landit të Bavarisë, e cila do të fillojë nesër.
Ngjarja ka ndodhur në prag të një eventi, një nga më të rëndësishmit për sigurinë.
Në Konferencën e Sigurisë, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance.
Në mesin e liderëve, është edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.