2 Korriku ka arritur të fitojë 1-0 në stadiumin "Zahir Pajaziti" ndaj skuadrës skoceze Hibernian në rundin e dytë kualifkues në UEFA Youth League.
Megjithatë skuadra kosovare nuk ka arritur të kualifikohet më tej pasi që para dy javësh ishte mposhtur 4-0 në Skoci.
Golin e vetëm në Podujevë e shënoi Omer Shala në minutën e dytë të ndeshjes duke dhënë përshtypjen e një rikthimi senzacional.
2 Korriku vitin e kaluar kishte arritur të kalonte këtë fazë duke eliminuar skuadrën irlandeze Dublin, teksa rrugëtimi i tyre ishte ndalur në turin final kualifikues ndaj Dinamo Kievit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.