Në programin e Artmotion, me fillim prej orës 15:00 transmetohen tre takime shumë interesante.
Në Sport 1, Malisheva ndeshjen e parë nën udhëheqjen e trajnerit Bylbyl Sokoli, pret Ballkanin e cila nuk ka më hapësire për gabime. Këtë ndeshje e komenton Shpejtim Kastrati.
Në Sport 2, Drenica pret liderët, Dritën në një ndeshje ku të dyja skuadrat kanë nevojë për fitore, për ambiciet e tyre. Këtë ndeshje e komenton Engjëll Berbatovci.
Në Sport 3, Gjilani në ambiciet për Evropë, e pret Dukagjinin që po lufton për të shmangur barazhin, ndeshje të cilën e komenton Andin Lokaj.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.