Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Stuttgartit, që është e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga.
Që nga minuta e parë, pjesë e formacionit të Hoffenheimit do të jenë treshja nga Kosova, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Hoffenheim aktualisht renditet në vendin e pestë me 57 pikë dhe ka mundësinë e artë për të kaluar në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve nëse arrin të fitojë këtë ndeshje.

●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.