Java e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll hapet me dy ndeshje interesante, që pritet të sjellin shumë emocione për tifozët.
Ndeshja e parë e ditës do të jetë mes Prishtinës së Re dhe Dritës, që do të zhvillohet në orën 14:00, transmeton Klankosova.tv.
Drita, që është lider i tabelës me 60 pikë, synon të ruajë pozitën, duke pasur një avantazh prej pesë pikësh ndaj Ballkanit.
Nga ana tjetër, Prishtina e Re është në një situatë të vështirë, duke u pozicionuar e fundit në tabelë me vetëm 28 pikë, dhe ka mundësi të pakta për mbijetesë në Superligë.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina do të presë Malishevën në një përballje të rëndësishme për vendin e tretë, që dërgon në garat evropiane.
Malisheva, që aktualisht është e treta me 49 pikë, do të përpiqet të mbajë vendin e saj, ndërsa Prishtina, që renditet e katërta me 45 pikë, synon të ngushtojë diferencën dhe të luftojë për një vend në që e dërgon ne Evropë, kjo ndeshjet do të zhvillohet në Hajvali në ora 16:00, ndërsa dy ndeshjet do të transmetohet në platformën Artmotion.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.