Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka rrëzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune dhe UEFA-s.
Në këtë gjykatë u vlerësua se ndeshja me Rumaninë u ndërpre për shkak se futbollistët e Kosovës e lëshuan fushën.
“Një seancë dëgjimore u zhvillua në selinë e CAS në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për t'u larguar nga fusha. Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës ishte marrë për shkak të disa brohoritjeve dhe megjithëse janë të papranueshme, dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga kombëtarja e Kosovës”, thuhet në dokument, transmeton Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.