Kampioni aktual i Kosovës në futboll, FC Ballkani, ka shkuar në pushimin 15 minutësh mes dy pjesëve, me epërsinë e krijuar nga sulmuesi Sunday Adetunji.
Malisheva nuk arriti ta rrezikojë seriozisht kundërshtarin, në asnjë moment gjatë 45 minutave të para.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, raporton Klankosova.tv
Në rast të triumfit të suharekasëve, ata do ta rimerrnin pozitën e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita, por që gjilanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.