Lajmet e fundit

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.https://klankosova.tv/detaje-te-reja-ky-eshte-personi-qe-u-plagos-mbreme-ne-prishtine-1/ https://klankosova.tv/kallashnikovi-ne-veternik-forcat-policore-ne-vendin-e-ngjarjes-hetimet-vazhdojne-per-plagosjen/ Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’ më 9 maj të këtij viti Ndërkohë, Shkëlqim Kastrati është i dyshuari për një incident të ndodhur gjatë muajit maj në “Rrugën B” në Prishtinë, ku sipas raportimeve ka pasur të shtëna me armë ndaj një personi tjetër. Ai është arrestuar dhe gjatë operacionit, policia kishte sekuestruar edhe një motoçikletë të gjetur në vendin e ngjarjes.
I kërkuar edhe në Gjermani
Kastrati rezulton gjithashtu i kërkuar ndërkombëtarisht nga viti 2017 për “vrasje me dashje në tentativë” në Gjermani, pas një incidenti ku kishte qëlluar me armë zjarri një punonjës sigurie në një klub nate, i cili kishte shpëtuar falë jelekut antiplumb.
Ai ishte fshehur më pas në Shqipëri, ndërsa ishte miratuar edhe procedura për ekstradimin e tij në Gjermani.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë kishte vendosur të miratojë ekstradimin në Gjermani të kosovarit, Shkëlqim Kastrati, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim prej dhjetorit 2017 nga gjykata e Villingenit në Gjermani, pasi rezulton se ai ka kryer veprën penale “Vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë./Klankosova.tv