FC Drita vazhdon serinë pozitive, pasi ka shënuar fitore 2:1 ndaj FC Ferizaj në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Me këtë triumf, skuadra “Intelektualët” ka arritur në kuotën e 54 pikëve, duke mbajtur vendin e parë në tabelë dhe duke forcuar pozitën në garën për titull, transmeton Klankosova.tv.
Në takimin tjetër, Llapi nuk arriti të marrë pikë ndaj Drenicës, ku skuadra nga Skenderaj triumfoi me rezultat minimal 0:1.
Ndërkohë, Ballkani ishte shumë pranë fitores ndaj Gjilanit, pasi po udhëhiqte 1:0 deri në minutat e fundit të ndeshjes, mirëpo në fund u barazua rezultati duke u mbyllur ndeshja 1-1.
Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Gjilani mban pozitën e tretë me 43 pikë.
Ndërsa Llapi gjendet në pozitën e 8 më 32 pikë, kurse Drenica gjendet në pozitën e 9 me pikë të barabarta me skuadrën nga Podujeva.

●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.