Psikiatri i njohur, Ferid Agani ka folur për shëndetin mendor, kryesisht ankthin në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.
Ai tregoi se si pacientët shpesh besojnë se kanë magji, por në fakt ata po përjetojnë ankth.
“Përshembull kur një pacient vjen tek unë dhe thotë “më duket se kam magji, kam qenë të dikush dhe më ka thënë që ke një djall në trup” – me ia thënë këtë një psikiatri gjerman ose anglez, ai thotë “ky pacient qenka çmendur”. Por në të vërtetë bëhet fjalë për një perceptim të tillë i cili është sipërfaqësor që I nënshtrohet korrigjimit shumë shpejt dhe i tregon që ajo në fakt është ankthi që po shndërrohet në simptomë trupore dhe nuk është djall që është futur në trup”.
“Kur është në pyetje pacienti duhet të kuptohet që simptomat trupore që kanë rrënjën në përjetimet emocionale, në ankthin që krijohet në tru, ankthi është një lloj energjie që shkenca ende nuk e ka zbuluar. Është energji psiqike në tru në situate të stresit”, tha Agani, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=dxLCNo8FClQ
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.