Lajmet e fundit

Në kontekstin e tensioneve te Real Madridi, ky postim u interpretua nga shumë tifozë dhe media si një “thumbim” i qartë i Barcelonës ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm. Klubi madrilen ka hapur procedure disiplinore ndaj të dy lojtarëve dhe, sipas raportimeve, secili prej tyre është gjobitur me nga 500 mijë euro. Mediat spanjolle, transmeton klankosova.tv, raportojnë se ky incident është rezultat i tensioneve të vazhdueshme në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, ku skuadra thuhet se është ndarë në grupe mes atyre që mbështesnin ish-trajnerin Xabi Alonso dhe atyre që kërkonin largimin e tij. Situata është bërë edhe më e rëndë pasi mbrojtësi Alvaro Carreras konfirmoi raportimet për një tjetër incident në stërvitje, ku thuhet se Antonio Rudiger e kishte goditur me shuplakë. Këto zhvillime kanë krijuar një atmosferë të tensionuar te Real Madridi vetëm pak ditë para “El Clasicos” së madhe ndaj Barcelonës, një ndeshje që mund të jetë vendimtare për titullin e La Ligës. Barcelona ka nevojë vetëm për një pikë në “Camp Nou” për ta siguruar matematikisht titullin kampion dhe për ta lënë rivalin pa një trofe madhor për sezonin e dytë radhazi.Celebrando en familia ? pic.twitter.com/obOgIx0eLA
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) May 7, 2026