Lajmet e fundit

Kampionët e Kosovës e kanë barazuar rezultatin ndaj Gjilanit.
Ky ballafaqim që e nisi xhiron e 11-të në Superligë, startoi furishëm, pasi që në minutin e katërt, Lindon Emerllahu realizoi golin e epërsisë. Por kaluar 11 minuta të plota, mysafirët u kthyen në lojë, me anë Armend Thaqit, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij, raporton Klan Kosova.tv. 5 minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Basa i kaloi "Skifterat në avantazh.Vendasit u rikthyen sërish në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar ezultatin në 2-2 me anë të brazilianit Ribeiro.
Aktualisht, "Xhebrailat" udhëheqin renditjen tabelare me 18 pikë të grumbulluara, kurse “Skifterat” gjenden në zonën e rrezikut, me 12 pikë. Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën. Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. [caption id="attachment_2408648" align="alignnone" width="2000"]
Xhiro e 11-të e Superligës, direkt në Art Motion[/caption]