Senzacioni Britanik i sportit të pikados, 18 vjeçari Luke Litler, fitoj titullin e dytë kampion bote në 'PDC world championship', kupën e botës për pikado, duke mposhtur Holandezin Guaj Van Veen (numrin 3 të botës) me rezultatin 7-1.
Ky ishte titulli i dytë me rradhë për Litler, i cili debutoj në kupën e botës duke arritur finalen në vitin 2024.
Kjo ishte finalja e tretë dhe triumfi i dytë me rradhë për adoleshentin.
Litler është bërë senzacion i sportit global, duke arritur qysh në këtë moshë të re ta dominoj sportin e Pikados, duke rritur edhe marketingun e të ardhurat për këtë sport, ku për herë të parë fituesi i kupës së botës u shpërblye me 1 milion funta./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.