Disa fëmijë janë mbledhur sonte në Hajvali për të shënuar përfundimin e një kampi njëjavor
Aty do të ndahen tri çmime, fituesit e të cilëve do të kenë mundësi të shkojnë në Milano për të vazhduar me pjesën e dytë të këtij trajnimi.
“Kampi është i mbushur me të rinjt që kanë ardhur për të shënuar përfundimin e një kampi njëjavor, që është nga trajnerët më të mirë prej klubit Milano”.
“Sonte do të ndahen tri çmimet për fëmijët që kanë qenë pjesë e këtij kampi, të cilëve do t’u plotësohet ëndrra e tyre që të shkojnë në Milano, për të vazhduar edhe pjesën e dytë të trajnimit, por vlenë për tre më të mirët”, është shprehur gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha e cila ka raportuar nga vendi i ngjarjes.
Ajo gjithashtu shtoi se kanë qenë rreth 150 pjesëmarrës që u trajnuan nga trajnerët më të mirë të kësaj skuadre italiane.
https://www.youtube.com/watch?v=Y6jL39MJD2c
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.