Enkileda Carja, është kampione e Evropës në peshëngritje për kategorinë U-15 dhe U-17.
Ajo triumfoi në garën deri në 59 kilogramë.
15-vjeçarja u rendit e para me një diferencë prej 21 kilogramësh nga vendi i dytë.
Sportistja e re fitoi tre medalje ari me 84 kilogramë në stilin e shkëputjes, 100 kilogramë në stilin e shtytjes dhe 184 kilogramë në dygarësh.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.